Pas raportimit të 20 minuten, disa policë arrestuan 36-vjeçaren Imera I. Gruaja me origjinë kosovare u arrestua në shpinë e saj. Dyshimet janë se ajo duke u shtirur si mjeke i ka marrë një çifti zviceran mbi 200 mijë franga, raporton Gazeta Express.
Arrestimin e saj e ka konfirmuar kryeprokurori i kantonit të Schaffhausen, Andreas Zuber, duke thënë se kundër saj ishin dy ankesa.
Një nga viktimat është fqinji i saj, Georg G.*, të cilit Imera ia ka marrë 212 mijë franga. Në mars 2019, ai e denoncoi në policinë e Schaffhausenit Imeran për mashtrim komercial dhe falsifikim dokumentesh.
Policia nuk ka komentuar rastin për shkak të hetimeve. Për Imera I. aplikohet prezumimi i pafajësisë.
Gjithçka filloi në dhjetor të vitit 2017. Georg G. dhe gruaja e tij Felicia G* kishin një marrëdhënie fqinjësore me Imera I.
“Ne shpesh kemi bërë ‘grill’ së bashku”, thotë G. Imera i kishte rënë ziles së tyre në një mëngjes.
“Gruaja ime dhe unë vetëm po qëndronim ulur në mëngjes, kur ajo kërkoi urgjentisht 40 mijë franga”, thotë G. “Ajo tha se do të humbiste pacientët e saj nëse nuk do t’ia jepnim paratë”, thotë G.
Të nesërmen çifti vendosi ta ndihmonte fqinjën e tyre.
“Imera kërkoi paratë në dorë, të cilat ia dhash, 40 mijë euro”, tha Georg G. Ai dhe bashkëshortja e tij nuk kishin dyshuar kurrë se Imera do t’ia kthente atyre borxhin brenda një kohe të shkurtër.
“Ajo ishte mjeke, është parë shpesh me qese mjekësore, dhe ajo mund të krijojë pasuri”. Ata kanë treguar se ‘mjekja’ fitonte 30 mijë franga në muaj dhe prandaj mund t’i bënte lehtë paratë për ta kthyer borxhin deri në fund të marsit”, thotë George G.
Kjo është arsyeja pse Georg G. ia dha kaq shumë para kosovares
Imera I. ua dëshmoi atyre ‘kredibilitetin’ e saj me dokumente të rreme. Ajo pretendoi se kishte shitur një pronë të trashëguar me vlerë 2.8 milionë euro tek Herbert Stocker, drejtori i Bankës Reiffeisen, siç pretendonte ajo.
Por kontrata e blerjes doli të jetë e falsifikuar: Reiffeisen nuk e njihte Gerbert Stockerin. Përveç kësaj, vepra e dyshimtë për blerjen e një prone në Kosovë me vlerë 250 mijë euro sipas kryetarit të Prishtinës ishte gjithashtu falsifikim.
Por, përveç kontratës së blerjes së shtëpisë, ajo falsifikoi edhe diplomën e universitetit.
Një dokument i Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Cyrihut tregon se Imera I* është doktorante e mjekësisë. Por Universiteti i Cyrihut konfirmon se diploma është falsifikuar.
Ndërkohë, një kontratë e rreme e punës midis Imerës I dhe spitaleve në Schaffhausen e përcakton atë si mjeke.
Ka madje dëshmi për paga të rreme, sipas të cilave, Imera është paguar 14.701.70 franga në muaj. Në një plan të ndryshimit të spitaleve në Schaffhausen, ‘doktoresha Imera’ ka regjistruar kohën e tyre të zhvendosjes.
Të gjitha dokumentet janë të rreme, siç u konfirmua në një e-mail të një shefi të spitalit të BNJ të viktimës. Spitali nuk ka dashur ta komentojë rastin.
Ndryshe, për pretendimet e bëra nga Georg G. aktualisht janë duke u hetuar nga autoritetet kriminale. Për Imera I. është aplikuar prezumimi i pafajësisë.
Funksioni i ri i AirPods të Apple mund të ndihmojë njerëzit ...
Në podcast me Toni Kroos, Klopp i ashpër me deklarata për Ra...
Drenusha: Në Big Brother hyra për fëmijët e mi
SHBA-ja thotë se afër 8.000 trupa koreanoveriore janë në kuf...
Krijimi i “Shtetit Bektashi”, Rama: Po ta kisha unë në dorë ...
Forca e lëngjeve bimore për një lëkurë të shëndetshme