Politikani serb, Dragan Markoviq, thotë se problemi për çështjen e Kosovës duhet të zgjidhur sa më parë.Sipas tij nëse kjo çështje nuk zgjidhet, atëherë do të përpiqen edhe kërkesa të reja ndaj Serbisë, gjë që do të vështirësonin zgjidhjen.
Ai thotë se pas vendosjes së taksës, Serbia ka harruar të merret me çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Sa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës, ne gjithmonë fokusohemi në një problem tjetër , duke e harrua një të vjetër. Më nuk po përmendet Asociacioni i Komunave serbe, madje as formimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Markoviq për tanjug, transmeton Gazeta Express.
“Çështja e Kosovës duhet të zgjidhe me kompromis dhe nëse nuk e zgjidhim brenda disa muajve, sërish SHBA-ja dhe 5-6 vende të BE-së do të pajtohen me shqiptarët e Kosovës për kërkesat e reja”, ka shtuar ndër të tjera politikani serb.
Sipas tij, taksa nuk është një problem i madh, pasi e konsideron çështje të disa muajve./GazetaExpress/
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj
“Unë nuk kam ardhur këtu për të vuajtur për dashuri”, Lela n...
Shqipëria pëson dy gola për 10 minuta
U nënshkrua Deklarata kundër dhunës ndaj grave në politikë n...