Deputeti nga radhët e LDK’së, Driton Selmanaj, në emisionin “DPT te Fidani” në Televizionin T7 ka komentuar deklaratat e Veselit kinse ka pasur oferta për një qeverisje teknike nga partitë e tjera, duke e quajtur Veselin cinik. Ai madje bën thirrje të tallemi me të.
“Veseli nganjëherë është cinik dhe ironik në publik, kjo është lojë e pakuptimtë e tij. Unë nuk kam asnjë informatë të vetme se dikush ka biseduar me LDK’në për një qeveri teknike. Këto janë deklarata për konsum ditor që mendon se i dhezin në publik. Në momentin që Haradinaj ka dhënë dorëheqje, kryesia e LDK’së ka vendosur të shkojë në zgjedhje”, ka komentuar Selmanaj te “DPT te Fidani”
Ai madje ka bërë thirrje që të tallemi me Veselin duke e quajtur të parëndësishëm.
“Nuk ja vlen të merremi seriozisht me Veselin, unë kërkoj nga ju që të tallemi me këtë person sepse është i parëndësishëm”, ka thënë Selmanaj.
Deputeti i LDK’së tha se PDK’ja duhet të shkojë në opozitë ose përndryshe nuk ka shpresë në Kosovë.
“Pa dalë kjo në opozitë nuk ka shpresë në Kosovë”, shtoi Selmanaj.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...