Duke komentuar pjesëmarrjen e bashkëpartiakes, Vjosa Osmani, në partinë e Vetëvendosjes, Selmanaj ka thënë se LDK-ja i lejon veprimet e lira, por ai personalisht vlerëson se duhet të mos dilet kundër qëndrimeve të partisë.
“LDK-ja ka liri të shprehjes, por konsideroj se duhet të jemi të kujdesshëm me vendimet e partisë. Mendoj se kultura e respektimit të vendimeve të partisë është ‘ABC-ja’ e politikës. Duhet të mendosh se a duhet të jesh e kësaj partie më, nëse nuk përshtatesh me vendimet e partisë. LDK-ja s’ka problem, por unë vlerësoj se duhet të respektohet hierarkia partiake”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Këtu ka përmendur edhe Teuta Rugovën, deputeten që ka dalë kundër vendimeve të partisë.
Selmanaj ka komentuar edhe afrimin e partisë së tij me partinë tjetër opozitare Vetëvendosje. Sipas tij, është lajm i mirë që ish-kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, “për interesa të shtetit është në gjendje që të falë edhe veprimet që janë të dënueshme”.
Selmanaj ka shtuar se LDK-ja dhe VV-ja duhet të bashkëpunojnë, por LDK-ja duhet të ketë primatin e qeverisë. Ai ka thënë se LDK-ja duhet të jetë e prerë kundër ndonjë bashkëpunimi të mundshëm me PDK-në.
Sa i përket idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh, Selmanaj ka deklaruar se kjo “agjendë ka vdekur”.
“Ai s’heq dorë nga lojërat e tij. Por kjo ide ka rënë. Është dekonspiruar si proces. Të gjithë partnerët dhe ne i kemi qëndrimet e njëjta se ky proces nuk guxon të shkojë si i tillë. S’guxojmë të hyjmë në aventura të tilla që janë të rrezikshme përtej Kosovës. Me to e kontestojmë pavarësinë dhe njohjet dhe gjitha proceset në të cilat kemi kaluar. Kemi vendosur ta kundërshtojmë fuqishëm. Kjo agjendë ka rënë dhe ata që e kanë hartuar janë zhgënjyer. Por loja nuk ka përfunduar nga ai. Ai është i gatshëm të bëjë aventura fatale për vendin vetëm për kalkulime personale. Kosova ka pas përparësi në raport me Serbinë sepse jemi sjellë si të pavarur edhe para luftës. Nuk kemi menduar se dikush e konteston veten më 2018-n. Hapja e kufijve është kontestim i asaj që kemi arritur deri tash”, ka shtuar Selmanaj.
Për çështjen e veteranëve ka thënë se gjithçka duhet të nisë si proces nga fillimi dhe çdokush që ka bërë shkelje duhet të vendoset prapa grilave. Kjo çështje sipas tij “është dhuratë e komandantëve”.
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës