Mëngjesin e sotëm., pesë nxënës të shkollës “Elena Gjika” janë dërguar në Klinikën Infektive të QKUK’së. Ata janë helmuar nga ushqimi të cilin e kanë ngrënë, por ende nuk dihet se ku janë ushqyer.
Drejtori i shkollës “Elena Gjika”, Betim Sylejmani, ka konfirmuar për Gazetën Express se fëmijët e helmuar janë nxënës të kësaj shkolle.
“E kemi informatën që 5 ose 6 nxënës janë shtri në spital, po presim analizat e fundit, sepse disa prej nxënësve marrin ushqim prej shtëpisë, disa blejnë në afërsi të shkollës dhe ushqimi që shpërndahet në shkollë. Janë të moshave dhe klasave të ndryshme”, ka thënë Sylejmani.
Ndërkaq lajmin e ka konfirmuar edhe zyra për informim e QKUK’së.
“Ju konfirmojmë se 5 nxënës të shkollës fillore janë duke u mjekuar në Klinikën Infektive, nën dyshimet se janë të helmuar nga ushqimi. Janë jashtë rrezikut”, kanë thënë nga QKUK.
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...