Zero tolerancë ka paralajmëruar drejtori i ri i Administratës Tatimore të Kosovës, ndaj atyre që nuk deklarojnë tatimin.
Ilir Murtezaj thotë se emërimin në këtë pozitë e ka marrë me shumë përgjegjësi.
Murtezaj nuk ndien presion ndaj deklarimeve të ministrit të Financave, Bedri Hamza, që, nëse nuk ka luftim të evazionit fiskal, ai do të shkarkohet brenda gjashtë muajve.
Thotë se nuk do ta presin gjashtëmujorin, por brenda tre muajve do të nisin, sipas tij, reformat në këtë drejtim.
Murtezaj ka thënë se, pas implementimit të Ligjit për Faljen e Borxheve, ku përmes këtij ligji tatimpaguesve u është dhënë mundësia ta shfrytëzojnë të drejtën për faljen e borxheve, tani më nuk ka bazë për asnjë justifikim për mospagesë të tyre ndaj ATK-së, raporton ktv.
Sipas Murtezajt, mbi 500 milionë euro të hyra janë planifikuar që të inkasohen gjatë këtij viti.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...