Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, po qëndron në vizitë zyrtare në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai po merr pjesë në konferencën e 125-të të shefave të Policisë nga vendet e ndryshme të botë.
Kjo konferencë mundëson shkëmbimin e përvojave policore, trajtimin e problemeve dhe fenomeneve nga fusha e rendit dhe sigurisë, si dhe me njohjen e teknologjisë që përdoret në këtë fushë.
Fokusi i të parit të Policisë së Kosovës Qalaj, fokus ka anëtarësimin e Kosovës në Interpol, dhe për këtë arsye ka mbajtur disa takime të ndara me përfaqësuesit e Policive të disa shteteve.
Ky organizim ka trajtuar edhe tema si tjera si: lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit, luftimi i krimit transnacionale dhe llojet e tjera të krimit.
Drejtori Qalaj, ka marrë pjesë edhe në ekspozitën e pajisjeve të ndryshme policore, me qëllim të avancimit të pajisjes së Policisë së Kosovës me mjete më të fundit të teknologjisë.
Gjithashtu kjo konferencë ka trajtuar edhe tema tjera në kuadër të reformave, kulturën organizative si edhe në avancimin e pozitës së femrave brenda strukturave të këtij institucioni të sigurisë, thuhet në komunikatën pѱ media të Policisë së Kosovë, përcjellë Klan Kosova.
Me një fjalim rasti të pranishmëve i’u drejtua presidenti i SHBA-ve Donald Trump, i cili theksoi nevojën bashkëpunimit të vendeve për një mision të përbashkët, për sigurimin e një bote më të qetë dhe më të sigurtë.
Kjo konferencë u mbështet nga ICITAP.
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...