Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka paraqitur raportin vjetor të punës.
Para se të filloj raportimi i drejtorit Qalaj, Ismet Beqiri anëtar i këtij komisioni nga radhët e LDK-së, ka propozuar që të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës të hiqen nga sot, raporton portali arbresh.info.
” Propozoj që në rend ditës sot të jetë vetëm raportimi i Drejtorit Qalaj, kërkoj që pikat e tjera të shtyhen për javën tjetër”.
E i menjëhershëm ishte reagimi i anëtarit tjetër nga radhët e VV-së, Rexhep Selimi. Ai kërkoj që mos të shtyhet miratimi i pikave të tjera, sa e mirëkuptoj zotërinë Zeqiri po ashtu e kundërshtoj të hiqen pikat e tjera pasi që nëse ka kuorum nuk ka arsye që të shtyhet pikat e tjera te rendit te ditës”.
Më shumicë votash janë shtyre për javën e ardhshme të gjitha pikat e tjera të rëndit të ditës më përjashtim të raportimit të drejtorit Qalaj.
” Të gjitha punët që janë kryer nga policia kanë qenë për të mirën e qytetarëve. Ne kemi filluar një mori aktivitetesh . Ne kemi pasur kriter që të zvogëlojmë numrin e rasteve bë Kosovë. Në kuadër të këtyre aktiviteteve ne kemi pasur një ulje të rasteve dhe veprave. Dallimi mes numrit të veprave dhe rasteve penale është se numri i rasteve është me i ulët. Kemi pasur një rritje të numrit të vrasjeve prej 18% fatkeqësisht nga viti 2017 në 2018. Kemi pasur një zvogëlim të numrit të lëndimeve.
Kemi pasur rritje të grabitjeve, 297 kanë qenë vetëm vitin e kaluar. Numri më i madh i tyre ka qenë në Prishtinë. Gjatë vitit të kaluar kemi ndaluar 4271 persona, kemi pasur numër më të vogël të aksidenteve në vitin 2018. Statistikat nuk e paraqesin numrin real pasi që jemi dëshmitar për gjendjen në trafik në Kosovë.
Është mirë që nga shkolla të marrin informacione për trafik pastaj patentë shoferët e tjerë. Kemi pasur sukses në luftimin e krimit të organizuar.
“153 raste janë punuar për trafikim më qenie njerëzore vitin e kaluar. 233 persona janë arrestuar për këto raste. Në fushën e parandalimit të narkotike është punuar në 1866 raste. Janë arrestuar 2061 persona janë arrestuar. Si rezultat i respektimit të ligjit janë ngrirë dhe sekuestruar disa shtëpi e prona në rastet për paraqitjen tregimin e pasurisë. 80 raste në vitin 2018 janë trajtuar si tentim për të shkuar në luftërat e huaja apo terrorizëm. Ka ulje në këtë raste nga viti i kaluar. Kemi pas një situatë të sigurisë së qetë në Kosovë. Fatkeqësisht kemi pasur disa raste që kanë njollosur policinë gjatë këtij viti po jemi duke e përmirësuar. Po ashtu e dini se kemi pasur dy ngjarje të renda e polici ku dy zyrtar kane humbur jetën duke tentuar të ndalin grabitjet. Ne jemi duke punuar edhe për punën që do t’i bëjmë në vitin 2019”, tha Qalaj. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/630554177385716/?notif_id=1553519264074187¬if_t=live_video_explicit
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi