Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Aviacionit Civil, Eset Berisha në hapjen e punëtorisë rajonale për “Veglat e vlerësimit të personelit të Meteorologjisë” përshëndeti pjesëmarrësit nga Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Kosova, të cilët po marrin pjesë në këtë punëtori dy ditore e cila është organizuar nga Autoriteti Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, e përkrahur nga Bashkimi Evropian përmes instrumentit të Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit (TAIEX).
Drejtori Berisha, theksoi rëndësinë e kësaj punëtorie të organizuar në vendin tonë duke e dhënë një vështrim të shkurtër për fillet e aviacionit civil në vendin tonë dhe rezultatet e arritura nga AAC dhe AShNA deri më sot, ai tha se “në fillimin e punës tonë ne nuk kishim njohuri por kishim vullnetin dhe dëshirën për të mësuar, tani kemi njohuri por edhe vullnet për të mësuar edhe më shumë”. Angazhimet dhe punëtoritë e tilla do të ndihmojnë që bashkëpunimi jonë ndër-rajonal të ofroj mundësi për zhvillim edhe më të mirë aviacionin civil.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?