Ekipet e Doganës së Kosovës, gjatë një operacioni të kontrollit në kuadër të parandalimit të kontrabandës, kanë gjetur dhe konfiskuar 460 kg cigare pa banderola, si dhe dy automjete që janë shfrytëzuar për transport të mallit, ndërsa një person i dyshuar është dërguar në mbajtje.
Pas hetimeve intensive njësitet e Doganës menjëherë kanë shkuar në një lokacion privat ky dyshohen për vendin e ngarkesës së këtyre cigareve, ku edhe është zbuluar një sasi e konsiderueshme e cigareve pa banderola.
Lidhur rastin ka vazhduar kontrolli edhe në një lokacion tjetër, ku janë gjetur shitje të padeklaruara të cigareve, të cilat i janë referuar ATK-së për procedim të mëtejmë, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës, e cila nuk ka bërë të ditur se në cilat janë lokacione janë gjetur dhe konfiskuar cigaret pa banderola.
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...