Me herët në media qarkulloi një deklaratë se deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se me serbët do ta rrëzojnë Qeverinë e Ramush Haradinaj.
Selmanaj përmes një shkrimi në facebook ka thënë se këtë deklaratë apo intervistë nuk e ka dhënë për asnjë nga mediat e shkruara apo elektronike të Serbisë.
Deputeti i LDK-së ka sqaruar se kjo fjali është marrë nga një emision ku ka thënë se nëse nuk ka dakordim në mes partive politike shqiptarë do të bisedojnë edhe me parti të tjera, duke përfshirë këtu edhe Listën Serbe.
Më poshtë postimi i plotë pa ndërhyrje:
Sa për sqarim.
Me insistimin e miqve po e shkruaj këtë status lidhur me disa shkrime të mediave fashiste të Serbise, dhe për fatin e keq edhe tē disa medieve dhe personaliteve në Kosovë që me ose pa vetedije hyn në shërbimin të tyre.
E kanë dhënë disa medie tē Serbisë kinse une kam thënë që me serbët do e rrëzojm qeverinë e Ramush Haradinajt! Fillimisht e injorova këtë sepse mendoja qe nëse do merresha me këto medie fashiste sikur po i vleresoja, por sa po e shoh shumë njerëz e kane kuptuar sikur unë paskam thënë kështu dhe kinse qenkam intervistuar nga këto medie.
E para: Kurr në jetën time nuk kam dhēnë asnjë deklarate apo intervistë për ndonjë nga mediat e shkruara apo elektronike të Serbisë.
E dyta: Mediet serbe i janë referuar disa portaleve tona “profesionale” të PAN-it, nga një interviste e imja në emisionin Dossier ne rtv Dukagjin të datës 21.11.2018.
E treta: Në këtë emision, pyetjes së gazetarit se a e do ngritni mocion mosbesimi ndaj Qeverise Haradinaj? Une i jam përgjigjur se: LDK fillimisht po bisedon me partitë politike shqiptare për ti dhënë fund keqqeverisjes. Në pyetjen tjetër se a do bisedoni edhe me listen serbe? Unë kam thënë që nëse ska dakordim mes partive politike shqiptare ne do bisedojm edhe me të tjerët përfshirë këtu edhe Listen serbe.
Po ju njoftoj se pergjigja pēr mocionin nuk ka qenë ne kontekstin e tanishem pas vendimit për taksën 100%, por si çështje që LDK dhe VV kanë në diskursin dhe angazhimin e tyre tashme që 1 vit për ta gjetë mundësinë që ta rrēzojmë këtë qeveri abuzuese.
Qasja e medieve serbe është në agjenden e tyre për ta sulmu qeverinë për vendimin e saj, e qe në fakt deklarata ime ka qene ne kontekst krejtesisht tjetër.
Në fund, për të gjithë ata që kanë mendësinë e medieve të tilla dhe që për fat të keq jetojnē mes nesh, ju them se edhe po te duam ne si opozitë LDK dhe VV ta rrezojmë qeverinë bashkë me listen serbe, kjo e fundit nuk do bêj pa lejen paraprake të Radojqiqit dhe Ramushit apo Vuqiqit dhe Thaqit sepse miqësia e tyre është e hershme.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...