Sot gjatë ditës (e shtunë) disa shkolla në Kosovë kanë mbajtur mësim zëvendësues për grevën tre javëshe të mësimdhënësve.
Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK) të cilët thonë se kjo gjë dëmton procesin mësimor dhe për këtë fajëson MASHT-in.
Ymer Ymeri, menaxher për financa në SBASHK tha për arbresh.info se rreth 10-15 shkolla kanë mbajtur mësim, porse kjo gjë nuk është e mirë për procesin.
“Sot kanë mbajtur 10-15 shkolla mësim, ne mendojmë që kjo laramani që është krijuar dëmton procesin në vazhdim mësimor”, tha ai.
Mes tjerash Ymeri foli edhe për vendimin e ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi për zëvendësimin e orëve, të cilin e kanë dërguar në gjykatë.
“Presim që shumë shpejt të merret vendimi dhe të caktohet seanca fillestare, pasi që pritet të zgjasë. Do të kishim qenë të kënaqur që të zgjidhet sa më parë kjo çështje dhe të marrë epilogun kjo punë, ku jemi shumë të bindur se ministri nuk ka bazë ligjore”, tha tutje ai./Arbresh.info/
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...