Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se Prishtina është vazhdimisht duke kërkuar alibi për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, duke shtuar se “Kosova nuk dëshiron të hyjë në Interpol për luftimin e krimit, por për të treguar se është shtet”.
Shefi i diplomacisë serbe, ka thënë për RTS, se nisma për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri “është një përpjekje e vendeve perëndimore për t’ua bërë qejfin autoriteteve kosovare” dhe ka shtuar se derisa të jetë në fuqi Rezoluta 1244 e KS të OKB, nuk do të ketë ushtri të Kosovës.
“Rezoluta 1244 thotë se e vetmja forcë e armatosur në Kosovë është KFOR-i. Ajo nuk ka ndryshuar, nuk është hequr. Derisa ajo është në fuqi, nuk ka ushtri të Kosovës”, ka thënë Daçiq. Ai vuri në dukje se herën e fundit Shtetet e Bashkuara kanë qenë të ashpra në reagim “por tani pak kanë lëshuar pe, për shkak të skenës së brendshme politike”.
Daçiq thotë se, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, vazhdimisht kërkohet një alibi që ajo të mos përmbushet. “Dhe kjo është ajo që irriton. Deri kur do të tolerohen shqiptarët, si dikush që nuk plotëson atë çfarë nënshkruhet dhe që shkaktojnë destabilitet në rajon”, tha ministri serb.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...