Mbrëmë një mal në afërsi të Manastirit të Deçanit është përfshirë nga zjarri, për çka është dashur intervenimi i trupave të KFOR-it për ta shuar atë.
Faqja zyrtare e KFOR-it në një postim në Facebook ka bërë të ditur se me disa kamionë dhe helikopterë me ujë, të mbështetur nga Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës kanë arritur ta shuajnë zjarrin.
KFOR thekson se zjarri nuk ka prekur asnjë zonë banimi dhe nuk ka paraqitur rrezik për të tjerët në afërsi.
“KFOR mbetet vigjilent për të ofruar ndihmë kur është e nevojshme. KFOR është gjithmonë i gatshëm të mbrojë të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook, ku janë bashkangjitur edhe pamje gjatë intervenimit.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...