Rreth orës 22:00 të mbrëmjes, ka shpërthyer në flakë autobusi i agjencionit turistik ” Adio tours” në rrugën Zhur – Prizren, por fatmirësisht askush nuk është lënduar, na njoftojnë dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.
Këta dëshmitarë na kanë dërguar edhe pamjet e djegies së autobusit që ishte përfshirë i tëri në zjarr.
Në vendngjarje kanë dalur zjarrëfikësit të cilët janë angazhuar në shuarjen e zjarrit.
Arsyet e këtij zjarri ende nuk dihen, mirëpo në bazë të disa fotove shihet se i tërë autobusi është djegur.
Më poshtë mund të shihni foto nga djegia e këtij autobusi.
https://www.facebook.com/Inspirimicom/videos/611982239266730/?t=0
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi