Mali mbi Manastirin e Deçanit është kapluar nga zjarri, njofton Klan Kosova.
Këtë e kanë konfirmuar për klankosova.tv nga Zyra e Zjarrfikësve në Deçan, që thanë se edhe KFOR-i është duke ndërhyrë për ndaljen e zjarrit.
“Dje nga ora 17:00 kemi dal në vendin e ngjarjes dhe deri në ora 01:00 të natës e kemi lokalizuar zjarrin në atë pjesë”.
“Por në këtë pjesë edhe sot zjarri është ndez, gjithashtu janë duke ndihmuar edhe KFOR-i me helikopter për të ndalë flakët”.
“Persona të lënduar nuk ka, deri më tani janë djegur mbi 10 hektarë të malit”, thanë nga Zyra e Zjarrfikësve në Deçan.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje