Zyra e ish-senatorit zviceran, Dick Marty, ka mohuar që Marty të jetë deklaruar rreth Gjykatës Speciale, ashtu siç kanë raportuar mediat serbe, raporton Gazeta Express.
Siç shkruanin sot agjencia e lajmeve ‘tanjug’ dhe ‘B92’, thuhej se Dick Marty kishte deklaruar se “është optimist se shumë shpejtë Gjykata Speciale do të arrestojë ata që në Kosovë njihen si ‘peshqit e mëdhenj”.
Një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga zyra e Martit, duke thënë se ai nuk ka dhënë deklarata të tilla rreth Gjykatës Speciale.
“ Z. Marty nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur më këtë çështje, dhe as nuk është duke planifikuar që të flas për këtë çështje në përgjithësi”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Gazetën Express.
Lajmi me këto ‘deklarime’ të Martyt fillimisht ishte publikuar në një agjenci lajmesh shqiptare të quajtur ‘Presheva Jone’ e cila vepron në Serbi, nga ku edhe mediat serbe e kanë marrë lajmin.
Në këtë raportim thuhej që Marty të ketë deklaruar se Gjykata Speciale nuk do të jetë kundër luftë së UÇK-së, por ndaj atyre të cilët e keqpërdoren këtë luftë.
Marty përgjatë kohës sa ishte prokuror, kishe përgatitur një raport lidhur me pretendimet e tij për trafikim me organe përgjatë luftës së vitit 1999.
Në këtë raport emri i presidentit Thaçi është i përmendur rreth 27 herë./GazetaExpress/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...