Shefi i delegacionit të Kosovës për bisedimet teknike me Serbinë në Bruksel, Avni Arifi, ka thënë se taksa 100% për produktet serbe do të hiqet atëherë kur Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës.
Ai ka thënë se është shteti serb që ka bllokuar bisedimet, duke mos zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel.
“Ata [serbët] e kanë bllokuar dialogun teknik. Ata kanë bllokuar urën në Mitrovicë. Kështu dialogu në nivel teknik është i vdekur klinikisht. Besoj se do të kthjellen dhe do t’i kthehen dialogut”, ka thënë Arifi në Klan Kosova.
“Ne kemi qenë dy herë në Bruksel e kemi parë dhe na është thënë nga delegacioni serb, jemi këtu vetëm për ‘Zajdenicën’ dhe jo për marrëveshjet tjera. Kjo ishte një shok për ne. Ata kanë bllokuar marrëveshjen për energji. Këtë e di Mogherini por kurrë publikisht nuk ka reaguar. Gjithçka çfarë ka të bërë me certifikata është e bllokuar, Ura e Ibrit është e bllokuar. Asnjëherë nuk janë përgjigjur pozitivisht. Kurrë s’kemi marrë përgjigje. Është qasje totale e pabarabartë”.
“Për tema 30 milionëshe që Serbia nuk i implementon nuk ka reagim fare. Kemi shkuar me idetë më të mira që të arrijmë kompromis. Kemi shkuar në bisedime që të arrijmë ndonjë marrëveshje dhe të normalizojmë raportet dhe tregut. Serbia po do vetëm tregun. Edhe tregu do të jetë ‘i ashtuquajtur’ pasi unë jam për ta përfaqësues i ashtuquajtur i Kosovës. Nuk i quaj serbë qytetarë të ashtuquajtur të Serbisë dhe as ata mos të më quajnë mua ‘të ashtuquajtur përfaqësues politik”.
Arifi ka ripërsëritur se vendimi për taksën 100% nuk është bërë kundër qytetarëve serbë në Kosovë.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...