Google ADS

Dialogu i Brukselit ndodhet në qorrsokak

15:21 | 29 Nëntor 2018
V. S.

 

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është në qorrsokak dhe nuk ka normalizim të marrëdhënieve në terren.

Kështu  u vlerësua në konferencën “Pesë vjet nga Marrëveshja e Brukselit: Drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve” që u mbajt në Beograd ku u theksua se në kohë të vështira është e nevojshme të flitet dhe se tani është momenti i duhur për të punuar në këtë drejtim, transmeton Klan Kosova.

Zëvendësambasadorja gjermane në Serbi,Dorothea Renata Giselman theksoi se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është veçanërisht i rëndësishëm dhe se Gjermania është shumë e shqetësuar për atë që po ndodh në Kosovë në këtë momente./klankosova.tv./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme