Dialog me kushte nuk do të ketë

08:12 | 3 Prill 2019
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës vitin e kaluar ka vendosur masa mbrojtëse prej 100% për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Për këtë taksë nuk mungoi presioni ndërkombëtar duke kërkuar heqjen e taksës në mënyrë që të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi.

Sipas analistit politik Blerim Burjani, kjo gjendje do të vazhdojë të mbetët e tillë përderisa palët nuk shprehin gatishmërinë për të biseduar pa kushte, pasi që dialog me kushte nuk do të ketë.

 “Gjendja do të mbetet e tillë përderisa palët se shprehin gatishmërinë për të biseduar pa kushte, dialog me kushte nuk do të ketë, Kosova është në pozicion defanzive dhe me ketë veprim ka bllokuar dialogun, BE dhe SHBA mund fare lehtë të mos merren me këtë temë deri një zhvillim tjetër, Kosova do të mbetet e izoluar dhe pa përkrahje ndërkombëtare.

Tutje thotë se për t’u zhbllokuar kjo gjendje duhet të shkohet urgjentisht në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Përkrahja do të ngadalësohet në të gjitha fushat deri në ndryshim qëndrimi, në anën tjetër për të u zhbllokuar gjendja duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme urgjentisht që të debllokohet gjendja, tash kjo ide është e pranueshme dhe e pashmangshme. Sa më  parë duhet te mbahen zgjedhjet, ndryshe nuk shkon kështu , është humb serioziteti për shtetin, kuvendi i bllokuar ,qeveri nepotiste dhe korruptive, keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Burjani.

Kurse për analistin politik Faik Krasniqi, BE-ja vazhdimisht po përkrah Serbinë.

Krasniqi kujtoi se Hahn ka vlerësuar se pavarësisht mos vazhdimit të dialogut, procesi për futjen e Serbisë në BE duhet të vazhdojë.

 “Kosova nuk ka çfarë të humb. Edhe ashtu është e humbur. BE-ja hapur po ja mban krahun Serbisë. Dje e tha edhe komisionari Hahn, që pavarësisht mos vazhdimit të dialogut, procesi për futjen e Serbisë në BE duhet të vazhdojë. Taksa nuk është duke i bllokuar proceset, por qasja dyfytyrëshe dhe raciste e BE-së karshi Kosovës, respektivisht zëdhënësve të Serbisë në BE Mogherini-Hahn. Kosova edhe nëse e heq taksen Serbia prapë se prapë nuk e heq taksën. Taksa është veç një pretekst për ta bllokuar procesin”, ka thënë Krasniqi.

Gjithashtu edhe analisti Leon Duhanaj tha se më i rëndësishëm është funksionimi normal i shtetit të Kosovës se sa arritja e një marrëveshje të dëmshme, e cila do ta rikthente Kosovën në një vend pa status.

“Vendosja e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës, ka qenë vendim  shumë me vend. Kjo, jo edhe aq fort ekonomikisht sa ka pasur efekt politik. Ishte vendimi për taksën që i  shtyri shumë çarqe diplomatike në lëvizje. Ndoshta në ketë rrugë kanë ndodhur edhe lëshime si p.sh: në raportet me disa ndërkombëtarë ku nga ana e kosovarëve, është shprehur nganjëherë një lloji  arrogance e panevojshme, por, në përgjithësi vendimi  e ka arritur efektin dhe qëllimin politik. Tani bota e di se si qëndron situata. Serbia, kot mundohet ta luaj rolin e viktimës sepse çarqet ndërkombëtare janë të pozicionuara çartë. Ajo çfarë për mendimin tim ka qenë e dëmshme është se Kosova nuk është paraqitur njëzëri dhe, kjo ka ndikuar që disa shtete të hamenden karshi çështjes. Megjithatë, unë mendoj që më i rëndësishëm është funksionimi normal i shtetit të Kosovës se sa arritja e një marrëveshjeje të dëmshme e cila do ta rikthente Kosovën në një vend pa status”, përfundoi ai./A.Zeka/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme