Google ADS

Dhurohet gjak për nder të 2-vjetorit të humbjes së Astrit Deharit

18:07 | 5 Nëntor 2018
V. S.

Me rastin e 2-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, u mbajtën një sërë aktivitetesh, në mesin e tyre edhe një aksion i dhurimit të gjakut.

Duke dhuruar gjak, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se dita e sotme ishte një ditë e dhembjes dhe e pikëllimit, duke e quajtur Astritin si një aktivist të papërsëritshëm e duke kërkuar drejtësi për të, raporton Ekonomia Online.Në mesin e kësaj, Kurti pati edhe disa fjalë për procesin e hetimeve të rastit Dehari, duke e thënë se ky proces është i dëmtuar

“Dita e sotme është ditë e dhembjes dhe pikëllimit për shkak që kemi humbur një aktivist të papapërsëritshëm. Ai ka qenë student shembullor, ka qenë dhurues vullnetar i gjakut dhe ne sot me rastin e 2-vjetorit të vrasjes së tij kemi organizuar këtë iniciativë për dhurimin e gjakut”.

“Astrit Dehari është emri i padrejtësisë në Kosovë dhe këmbëngulja jonë për drejtësi për Astritin është këmbëngulje për një shtet të drejtë dhe të lirë.Krimi që është bërë në Astrit Deharin është i pafalshëm dhe i pamatshëm. Procesi për hetimin e rastit të Astritit është dëmtu që nga fillimi i saj.Krimi ka ndodhur në vendin më të sigurt të shtetit”.

Dhurues i gjakut ishte edhe deputeti Shemsi Syla, i cili duke e kujtuar Deharin si një aktivist shumë të devotshëm, kërkoi drejtësi për zbardhjen e rastit të vdekjes së tij.“Sot ishte një ditë sa krenare por edhe e dhimbshme, pasi që ne sot po përkujtojmë dyvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, një prej aktivistëve më të devotshëm që kishte Lëvizja Vetëvendosje.

E vërteta e ngjarjes nuk është zbardhur qe dy vite, dhe kjo është ajo që na brengos më së shumti. Këtë po e bën pushteti dhe arsyet i din vetëm ai”.Xhelal Sveçla në një prononcim për Ekonomia Online tha se dëshmitë të cilat ata i posedojnë dhe deklaratat e mjekëve të ndryshëm thonë se Astriti u vra e jo vetëvra.“Ne nuk do të ndalemi deri sa të del e vërteta e plotë për këtë rast dhe të gjithë fajtorët të ndëshkohen. Dëshmitë të cilat ne i disponojmë dhe deklaratat e mjekëve të ndryshëm patologë na thonë se Astriti është vra”.

“Organet e drejtësisë kanë bërë mu të kundërtën se çfarë është dashur të bëhet për zbardhjen e rastit, që nga fillimi me deklaratat e tyre kontradiktore, me qëllimin e vetëm që kjo ngjarje të mos zbardhet, asnjë i ndëshkuar nga ky rast deri tash, fajtorët kryesorq për vdekjen e Astritit janë ata që e kanë arrestuar Astritin”./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme