Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në kuadër të angazhimeve për gjetjen e një zgjidhjeje për shtimin e sigurisë në shkolla, ka ftuar sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa me bashkëpunëtorë, drejtorin e operacioneve në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti dhe zëvendëskryetarin e Kolegjiumit të Drejtorive Komunale të Arsimit, Blerim Thaqi.
Ministri Bytyqi pas diskutimeve në lidhje me aktet e dhunës në shkolla, të raportuara kohëve të fundit, ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë akterëve relevantë të pranishëm në takim, me të cilët edhe janë arritur konkluzione të cilat do të qojnë drejt një zgjidhjeje të përshtatshme për eliminimin e kësaj dukurie.
Pas diskutimeve rreth marrjes së përgjegjësive nga përfaqësuesit e institucioneve të arsimit dhe sigurisë, të pranishmit në takim kanë ardhur në përfundim që, zgjidhje afatshkurtër deri në përfundim të vitit shkollor, të jetë shtimi patrullave policore në shkolla dhe hartimi i planit për kontroll rutinore të nxënësve nga drejtorët e shkollave, për të cilin plan policia duhet të njoftohet përmes DKA-ve.
Ministri Bytyqi, ministri Mustafa, përfaqësuesi i Policisë dhe ai i Kolegjiumit të DKA-ve, po ashtu, u pajtuan që pas përfundimit të vitit shkollor të bëhet krijimi i Task Forcës për parandalimin e përdorimit të narkotikëve dhe shtimin e sigurisë në shkolla.
Në këtë takim, ministri Bytyqi po ashtu ka ftuar Drejtoritë Komunale të Arsimit që të kërkojnë nga drejtorët e shkollave të mbajnë mbledhje urgjente me prindër, për të diskutuar sigurinë në shkolla dhe planet për ta përmirësuar atë.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...