Google ADS

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme lejon përmbylljen e procesit të likuidimit edhe për 14 Ndërmarrje

14:21 | 1 Shkurt 2019
V. S.

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton se ka pranuar 14 Aktvendime të lëshuara nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Ne këto aktvendime u mundësua përmbyllja e procesit të likuidimit edhe për 14 Ndërmarrje Shoqërore të listuara më poshtë:

NSh Metalografika me seli në Ferizaj

NSh Fertrans me seli në Ferizaj

Stacioni i Veterinës me seli në Ferizaj

Kinemaja e qytetit me seli në Gjilan

Universiteti i punëtorëve me seli në Ferizaj

Stacioni i Veterinës Skenderaj me seli në Skenderaj

Fabrika e ushqimit të kafshëve “Klinapremix” me seli në Zona Industriale – Klinë

Fabrika e Farës Dardania me seli në Zona Industriale – Klinë

Fabrika e këpurdhaveShampinjoni i Kosovës me seli në fshatin Jashanicë -Klinë

NT Petrans me seli në Pejë

KB Orllan me seli në Orllan-Podujevë

Kosova Control me seli në Rr.BillKlinton – Prishtinë

KB Mushtishti me seli në Mushtisht – Suharek,

NSh Partizan Babush me seli në Babush – Ferizaj

“Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesa në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovim të Raporteve Përfundimtare dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këto NSh, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes këtyre Aktvendimeve i ka aprovuar këto Raporte Përfundimtare dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për NSh-të e lartcekura”, thuhet nw komunikatën e AKP-sw.

Tutje AKP, thotë se si rrjedhojë pas Aktvendimit të fundit të DhPGjSK-së numri i NSh-ve për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në tërësi ka arritur në 31 NSh.

Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 21 ditësh për ndonjë ankesë eventuale ndaj këtij Aktvendimi dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt Agjencia Kosovare e Privatizimit do t’ia dërgoj institucioneve relevante ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së.

Pas kalimit të afatit ligjor të ankesave, Raportet Përfundimtare do të postohen në web faqen zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit). /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme