Detajet rreth gjendjes shëndetësore të ambasadores turke

22:59 | 16 Nëntor 2018
A. B.

Vendi është tronditur nga një aksident i ndodhur në orët e pasdites në fshatin Mramor. Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur tre persona. Derisa është lënduar edhe ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç, e cila gjendet ende në QKUK për trajtim.

Pranë kilinikës Emergjente aktualisht janë duke qëndruar vetura diplomatike, polici. Kurse, sigurimi i QKUK’së e ka bllokuar tërë hyrjen në emergjencë.

Pak më herët për gjendjen e ambasadores turke ka folur deputeti turk Fikrim Damka, i cili edhe ka thënë se gjendja shëndetësores Kiliç është stabile.

“Gjendjen e ka stabile” tha para mediave.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme