Google ADS

Detajet e vrasjes së 61 vjeçares në Gjakovë

11:40 | 20 Gusht 2018
Arbresh.info

Ekipa e Arbresh.info nga terreni njofton se pistat e para të policisë janë për vrasje aksidentale.

Sipas këtyre burimeve, çifti nga komuniteti egjiptas ishin duke qëndruar në oborr ku kanë qenë duke e pastruar një revole që e kishin së bashku. Fëmijët thuhet se kanë dëgjuar vetëm një të shtënë ndërsa kur kanë dalë e kanë parë të atin duke e ndihmuar nënën e plagosur.

Sipas këtij burimi, çifti nuk kanë pasur asnjë rast të hapur në polici për probleme familjare apo për dhunë në familje. Mësohet se pas ngjarjes burri është në arrati dhe është duke u kërkuar nga policia me qëllim që të sqarohen rrethanat e ngjarjes.

Kristë Gjoka, komandant i stacionit në Gjakovë, ka thënë për Arbresh.info  se një grua është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë.

“Dyshimet e para janë se incidenti është shkaktuar nga burri i saj. Deri më tani kemi vetëm dyshime për vrasje aksidentale”, ka thënë Gjoka.

61 vjeçarja e komunitetit egjiptas banore në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë u raportua e vdekur mbrëmë.

Vdekja e saj është konfirmuar na policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme