Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e sotëm që ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, në fshatin Gllarevë, ku pesë persona (katër vajza e një djalë) kanë mbetur të lënduar.
Në njoftimin e policisë thuhet se Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 19:05 ka pranuar informacion për aksident komunikacioni më lëndime në rrugën magjistrale Pejë – Prishtinë, në fshatin Gllarevë – Klinë, me ç’rast ishte i përfshirë një automjet udhëtarësh (kombi).
“Menjëherë njësite relevante të policisë komunikacionit rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme policore. Në automjetin e përfshirë në ketë aksident lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët janë dërguar fillimisht në QMF Klinë për ndihmë fillestare dhe pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftim.
Personat e lënduar, sipas Policisë, janë një mashkull (1997) dhe katër femra të lindura në vitin 1995 dhe 1996.
“Njëra nga të lënduarat, për shkak të lëndimeve serioze dërgohet nga Spitali Rajonal në Pejë për QKUK Prishtinë, një ndalohet në spital rajonal Pejë dhe tre të tjerët lirohen për në shtëpi, pas dhënës së ndihmës mjekësore”.
Policia thotë se lidhur me të gjitha veprimet policore është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe sipas të dhënave preliminare, dyshohet se deri të aksidenti ka ardhur për shkak të mos respektimit-përshtatjes së shpejtësisë adekuate sipas rregullave dhe shenjave të parapara.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...