Çështja penale kundër tetë të akuzuarve për shmangie nga tatimi, rast i shënjestruar për liberalizim të vizave ka dështuar të mbahet si pasojë e mungesës së dy të pandehurve Ramadan Sogojevës dhe Isa Dërgutit.
Pas konstatimit të mungesës së tyre, trupi gjykues në përbërje prej gjykatësve Hamdi Ibrahimi, Vehbi Kashtanjeva dhe Naser Foniqi, morri aktvendim për shtyrjen e seancës.
Për të akuzuarin Ramadan Sogojeva Gjykata lëshoi urdhëresë për sjellje me dhunë, ndërsa për të akuzuarin Isa Dërguti mbeti të vërtetohet se a e ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt apo jo.
Në këtë proces gjyqësor, Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon Blerim, Skënder dhe Fatmir Sinani, Isa Dërguti, Samir Sinanaj, Ramadan e Sabit Sogojeva, Enver Hasani dhe Mentor Emini, duke funksionuar si grup i organizuar në periudhën kohore 2010-2014, me qëllim që vetes t’i sjellin pasurim të drejtpërdrejt financiar, i kanë regjistruar bizneset e tyre, disa prej tyre fiktive.
Aktakuza sqaron se për t’iu shmangur pagesës së tatimit të akuzuarit kanë lëshuar fatura fiktive dhe ua kanë mundësuar edhe bizneseve të tjera shmangien nga tatimi.
Në bazë të aktakuzës, disa nga bizneset të cilave u janë lëshuar faturat fiktive nga të akuzuarit në fjalë janë: “Asi” SH.P.K, “Lesa” SH.P.K, dhe NTP “Besa” me pronar të akuzuarin Blerim Sinanin, NTP. “Skenda” dhe “Vali-2” pronar i të cilave është i akuzuari Skender Sinani, “Konto-Web” me pronar të akuzuarin Isa Dërguti, “O and M” me pronar të akuzuarin Mentor Emini, “Banana” me pronar Enver Hasanin e shumë kompani të tjera, shkruan kallxo.com
Pjesë e kësaj aktakuze ishte edhe Fatmir Sinani, por ndaj tij është veçuar procedura.
Në lidhje më këtë çështje penale Prokurori special, Faik Halili, kishte hequr dorë nga vepra penale “Krim i Organizuar“, ndërsa kishte mbetur pranë veprave penale tjera, si shmangia nga tatimi dhe keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...