Ka dështuar mbledhja e sotshme e Komitetit të CEFTA-s, që duhej të mbahej në Prishtinë, pasi delegacioni i Kosovës ka kundërshtuar që mbledhjen ta kryesojë përfaqësuesi i UNMIK-ut, siç ka insistuar delegacioni i Serbisë, dhe më pas e ka braktisur mbledhjen, sikundër edhe delegacioni i Shqipërisë.
Qeveria e Serbisë, ndërkohë lëshoi një komunikatë, me të cilën akuzon Kosovën për obstruksion dhe për vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe e boshnjake.
Sipas kësaj, Qeveria e Serbisë ka lëshuar një komunikatë për media, të cilën e transmetojnë mediat në Serbi. Aty thuhet se me gjithë tensionet e larta në raportet midis Beogradit e Prishtinës, siç i cilësojnë ato mediat serbe, përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Serbisë ishin të pranishëm në mbledhjen e rregullt të Komitetit të përbashkët të CEFTA-s në Prishtinë.
Siç thuhet në komunikatën e Qeverisë së Serbisë, për të dërguar kështu edhe një herë mesazhin e paqes dhe të tolerancës dhe për të demonstruar vullnetin e mirë që në mënyrë konstruktive të përpiqen të merren vesh dhe të zgjidhin çështjen e vendosjes së taksës nga ana e, siç e quan Beogradi zyrtar Republikën e Kosovës, Institucioneve të përkohshme të qeverisjes në Prishtinë, duke respektuar mekanizmin dhe procedurat e CEFTA-s, transmeton Koha.net.
“Serbia ka pranuar që mbledhjen ta hapin bashkërisht UNMIK-u dhe Institucionet e përkohshme të qeverisjes në Prishtinë, me gjithë faktin se kryesues i mbledhjes mund të jetë vetëm UNMIK-u si kryesues i Marrëveshjes së CEFTA-s më 2018, që është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB”, thuhet në komunikatë.
Përfaqësuesi i Serbisë në fillim të mbledhjes edhe njëherë ka përsëritur se pret që Prishtina menjëherë të tërheqë masat radikale, të kundërligjshme dhe diskriminuese nga 6 e 21 nëntori, që e shkelin drejtpërdrejt Marrëveshjen CEFTA dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, vazhdon teksti i komunikatës.
Gjithnjë sipas komunikatës, “menjëherë pas fjalës së përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Serbisë, mbledhjen e braktisin përfaqësuesit e Institucioneve të përkohshme të qeverisjes të Prishtinës, pastaj mbledhjen vazhdoi ta kryesojë UNMIK-u, por atëherë mbledhjen e lëshon edhe delegacioni i Shqipërisë, dhe kështu s’ka kuorum për të vazhduar mbledhja”.
“Duke braktisur mbledhjen që të dy delegacionet drejtpërdrejt sabotuan përpjekjen që me rrugë paqësore të arrihet marrëveshja për zgjidhjen e problemit”, shton komunikata qeveritare e Serbisë.
Shqetësimin e tij më herët e kishte shfaqur edhe përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin.
“Sa u përket tarifave që i janë vënë për mallrat serbe e boshnjake, veprimet e tilla përbëjnë shkelje të hapur të marrëveshjeve të CEFTA-s dhe ato duhet të tërhiqen”, thuhet në komunikatë.
Ai në vazhdim u ka bërë thirrje liderëve të të gjitha palëve që të demonstrojnë maturi më të madhe dhe të shmangin provokimet e mëtejshme që mund të rrezikojnë gjasat për normalizimin e marrëdhënieve ose potencialisht përshkallëzimin e tensioneve.
Në komunikatë theksohet se Serbia sërish ka demonstruar qasje konstruktive, që me dialog dhe me bisedime në mënyrë paqësore të zgjidhet ky problem, por ka ndeshur në obstruksion të palës tjetër.
Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, përfaqësuesit e Serbisë për shkak të, siç raportojnë mediat serbe, rrezikut të sigurisë kanë lëshuar Prishtinën të përcjellë nga UNMIK-u dhe KFOR-i dhe kanë udhëtuar në drejtim të Serbisë.
Koha.net ka bërë përpjekje të kontaktojë ministrin e Tregtisë e të Industrisë, Endrit Shalën, për të marrë opinionet nga pala e Kosovës në lidhje me komunikatën e Qeverisë së Serbisë, por kjo ka qenë e pamundur, njësoj sikurse edhe përpjekja për kontakt me Sytrime Dervishollin, udhëheqëse e Departamentit për Tregti në këtë ministri.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...