Google ADS

Dëshmitarët ndryshojnë deklaratat në favor të të akuzuarve në “Syri i Popullit”

07:45 | 1 Dhjetor 2018
arbresh.info

Prokuroria e Shtetit të premten i ka ftuar shtatë dëshmitarë për të mbështetur akuzën e tyre kundër dhjetë të akuzuarve në rastin e njohur si “Syri i Popullit”. Por deklaratat e dëshmitarëve ishin kundërthënëse e të paqarta, shkruan sot Koha Ditore.

Një pjesë e dëshmitarëve të Prokurorisë e kanë kthyer gjykatoren në vend të talljes dhe recitimeve. Dëshmitë e këtyre dëshmitarëve kanë zgjatur mbi gjashtë orë. Prokuroria e Shtetit edhe në dy seanca të tjera planifikon të ballafaqojë dëshmitarët me të akuzuarit për këtë rast.

I pari që ka dëshmuar në seancën e së premtes është dëshmitari Sabri Novosella. Ndonëse në fillim të dëshmisë ai ka thënë se nuk i njeh asnjërin nga të akuzuarit, Novosella ka folur në superlativ për të gjithë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme