Arbresh.info ka siguruar dëshmi të tjera se shefit i Stacionit Policor në veri, Zeljko Bojic,është pjesë e strukturave të Listës Serbe.
Në këtë fotografi shihet Bojic pranë zyrtarëve më të lartë të Listës Serbe.
Milan Radojcic i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës nën dyshimin se është i përfshirë në rastin e liderit serb Oliver Ivanoviqit, ka krijuar lidhje të forta me Policinë në veri.
Radojcic është i afërt i Zvonko Veselinovic i njohur si ‘Baba i Urës së Ibrit’. Këto burime i kanë thënë portalit arbresh.info se Zvonko pasi u angazhua në Beograd me punë, pushtetin e tij në Veri ia la Milan Radojcic i cili po cilësohet nga serbët edhe si ‘Zot i veriut’.
Sipas burimeve të portalit arbresh.info, Radojciç ka financuar strukturat kriminale në Veri, madje ai ushtron kontroll mbi Listën Serbe.
E lidhjet e tij me Policinë në Veri, Radojcic i ka përmes Shefit të Stacionit Policor në veri, Zeljko Bojic, të cilin e ka mik të ngushtë. Madje këto burime thonë se pushteti i tij shtrihet edhe mbi policinë në veri. Ata janë parë bashkë në disa raste.
Sot, Policia e Kosovës ka konfrimuar se ekziston urdhërarrest për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojcic.
Sipas informatave nga këto burime dhënë portalit arbresh.info, Milan Radojcic dhe grupi i tij dyshohen për djegien e shumë veturave në veri madje edhe djegien e veturës së Ivanoviqit.
Këto burime kanë thënë se Radojcic kishte sulmuar edhe ish-koordinatorin serb për dialog, Borko Stefanovic ku rasti kishte ndodhur në një kafene në veri ku kishte qenë e pranishme edhe Edita Tahiri. Në këtë rast nuk kishte ndërhyrë fare Policia e Kosovës, gjë kjo e cila po dëshmonte ndikimin e tij mbi Policinë.
Ndryshe Milan Radojcic është pronar i një autolarje në fshatin Rudar të Mitrovicës së Veriut. Mësohet se vlera e kësaj autolarje kap shifrën nga 100 deri në 150 mijë euro dhe është autolarja më e përsosura me teknologjinë më të re.
Po ashtu Radojcic posedon edhe një veturë në vlerë prej 60 mijë euro.
Ndryshe para disa ditës Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Veri të Mitrovicës, tre prej tyre të dyshuar për lidhje me vrasjen e liderit serb, Oliver Ivanoviq, dhe mësohet se ky aksion u zhvillua edhe për arrestimin e Milan Radojcic.
Ndërsa sipas raportimeve të medieve serbe, Radojcic është intervistuar dje nga Prokuroria e Serbe lidhur me rastine Oliver Ivanoviqit
Portali arbresh.info ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për të kuptuar se a do të ndërmarrin ndonjë masë ndaj Shefit të stacionit të Policisë në Veri, Zeljko Bojic i cili duket se është mik i ngusht i Radojcicit , ky i fundit i dyshuar për disa vepra, dhe është në pritje të përgjigjeve. /arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...