Vazhdojnë kolonat dhe pritjet e gjata në hyrje dhe dalje të Kosovës.
Qytetarët janë duke u përballur me pritje dhe kolona të gjata nëpër pikat kufitare të Kosovës me Serbinë.
Në bazë të statistikave të fundit që ka publikuar Qendra Kombëtare për Menaxim Kufitar, fluksi më i madh është në pikëkalimin kufitar në Merdare.
Pritjet më të mëdha në Merdare janë për në dalje të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Deri afër tre orë apo 160 minuta janë duke pritur qytetarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdare, ndërkaq kolona ka arritur deri në 350 metra.
Kolonë në këtë pikë kufitare ka edhe në hyrje të Kosovës. Qytetarër janë duke pritur më shumë se një orë e gjysmë apo 100 minuta për të hyrë në Kosovë, kurse kolona ka arritur deri në 250 metra.
Po ashtu kolonë dhe pritje ka edhe në Muçibabë e te Dheu i Bardhë.
Në hyrje të Kosovës në Muçibabë pritja është një orë dhe kolona ka arritur 200 metra.
Po ashtu në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për në hyrje të Kosovës janë 30 minuta dhe kolona ka arritur 100 metra. Ndërkaq për në dalje të Kosovës është 20 minuta dhe kolona është 80 metra.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në të gjitha pikat e tjera kufitare pritjet si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës nuk janë më shumë se 15 minuta. /Lajmi.net/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë