Mërgimtarët që ia kanë mësyrë vendlindjes për festat e fundvitit, po përballen me pritje të gjata në pikën kufitare të cilët shkojnë deri në një orë e gjysmë në pikën kufitare Merdarë.
Ata në përgjegjet të dhënë për arbresh.info, kanë thënë se në asnjë pikë kufitare nuk presin aq shumë sa në Merdare
“Kam ardhur nga Gjermania, kam bërë gjithsej 18 orë udhëtim. Në asnjë pikë kufitare nuk kam pritë kaq shumë sa në Merdare. Këtu kam pritur rreth një orë e gjysmë”, ka thënë një bashkatdhetar.
Edhe një mërgimtar tjetër që kishte vendosur të përdorë këtë pikë kufitare ka deklaruar se në asnjë kufi tjetër nuk ka pritur kaq shumë.
“Kam vendosur që të vijë në vendlindje për festën e vitit të ri, askund tjetër perveq në Merdare nuk kam pritur kaq shumë. Këtu kemi pritur rreth një orë e gjysmë”, tha ai/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...