Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas audio-incizimit të publikuar në “Indeksonline” ku flet serbi, Vuk Mirkoviq.
Ky i fundit është akuzuar nga Nusrete Kumnova rreth vrasjes dhe zhdukjes së familjarëve të tij.
Deputetja nga Drenica përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare duhet te tregohet fer dhe jo e njëanshme kur kemi te bëjmë me krimet qe ka bere Serbia ne Kosove.
Postimi i plotë:
“Me 31 mars të vitit 1999, në orën 14:30 kanë hyrë policia në banesë. Ata ishin në uniformë, por në fakt nuk kanë qenë policë. Aty kanë qenë Vuk Mirkoviq e Dragan Raqiq. Kanë qenë serbë të Gjakovës. Ne si familjarë i kemi dhënë emrat, por asnjëherë askush nuk i ka ndjekur, së paku me iu kërkua ku e kanë lanë djalin tim, Albionin” ka thënë Kumanova mbrëmë në intervistë.
Bashkësia ndërkombëtare duhet te tregohet ferr dhe jo e njëanshme kur kemi te bëjmë me krimet qe ka bere Serbia ne Kosove. Ti merr seriozisht deklaratat e Znj. Kumnova dhe te dyshuarit t’i ule ne bankën e drejtësisë. Për deri sa djemtë e UÇK-se, me dëshmi te fabrikuara kane mbajtur dhe po mbajnë nga 5-10 vjet burg, ne kemi emrat dhe mbiemrat e te zhdukurve shqiptar, emrat dhe mbiemrat e te dyshuarve qe kane kidnapuar e kane bere krime. Mbështesë fuqishëm zonjën Kumanova dhe te gjithë ata qe kane emra e dëshmi për ata qe kane bere krime mos te ndalen por te vazhdojnë me padi. Vuk Mirkoviq dhe Dragan Raqiq duhet te dalin para drejtësisë ndërkombëtarë. Ata duhet te përballën me familjaret e personave te pagjetur.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...