Google ADS

Deputeti: Udhëheqja e Bekim Jasharit ka dëmtuar Partin Demokratike në Skenderaj

18:20 | 11 Tetor 2018
V. S.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i ftuar në Frontal në T7, ka thënë se Bekim Jashari kryetari aktual i Skenderajt nuk ka vullnet për të punuar për qytetarët. Përkundër mungesës së gatishmërisë së tij për punë Lushtaku thotë se ai si deputet i Kuvendit të Kosovës ka dërguar disa projekte në këtë Komunë.

Duke folur për mungesën e angazhimit të Jasharit, ai ka thënë se mund të zhgënjehen edhe votuesit e PDK-së të cilët e mbështetën Jasharin për të parin e Skenderajt.

Më tej ai konisideron se mungesa e angazhimit mund të dëmtojë edhe vetë Partinë Demokartike të Kosovës./T7/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme