Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka komentuar përplasjen e fundit mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, për kufijtë e vendit.
Zemaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se nuk e konsideron serioze luftën me fjalë mes Thaçit e Haradinajt.
Ai ka thënë se bëhet fjalë vetëm për një përpjekje të krerëve të shtetit për t’i “hedhur hi syve” opinionit, për t’i mashtruar se gjoja ata kanë qëndrime të kundërta.
“Është taktikë për të tërhequr vëmendjen nga gabimet dhe mosushtrimi i përgjegjësisë si bartës të institucioneve”, është shprehur ai.
“Është mashtrim. Fjalor inati, ditor… se kush mund të lëshojë një fjalë dhe të tregojë fuqi”, ka thënë Zemaj në T7.
Sipas tij, ky është “tregues i qartë i logjikës i tyre, si funksionojnë”.
Zemaj ka vlerësuar se as Thaçi, e as Haradinaj, s’janë të denjë për postet që i mbajnë. /Express/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...