Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Institutin për Afirmim të Marrëdhënieve Ndër-etnike organizon debatin publik për pakon e Projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me pjesëtarët e komunitetit joshqiptar.
Haxhi Shala kryetar i këtij komisioni ka thënë se si komision parlamentar janë në procedura e shqyrtimit të këtyre tri ligjeve, raporton portali arbresh.info
“Ky proces është transparent dhe kjo pako e avancon misionin e kësaj Force. Pako e re ligjore është në pajtim me Kushtetutën. Ne jemi këtu pëe të iu dëgjuar ju e që të marrim opinionet e juaja lidhur me këto ligje”, ka thënë ai.
Anëtari i komisionit Rexhep Selimi ka thënë se këto projektligje janë shumë të rëndësishme që do të avancojnë rolin e FSK-së.
“Dëgjimi i sotëm publik nuk është i vetëm por ka veçanti sepse jemi në një komunitet ku ka nevoje të flitet. Përfaqësuesit e juaj nuk po e bëjnë punën e tyre më kuvend sepse nuk po marrin pjesë në debate kur po flitet për këto ligje. Ne nuk jemi këtu për ti zëvendësuar ata por jemi si komision që të marrim mendimet e juaja lidhur me këto projektligje, andaj flisni hapur për çfarëdo mendimi lidhur me këtë”, tha ai.
Anëtari tjetër i këtij komisioni Fatmir Xhelili ka thënë se janë për të biseduar se çfarë paraqesin dhe çfarë kufizojnë këto ligje.
“Është e paraparë që në afatin prej 10 vitesh të bëhet një forcë që do të mbrojë integritetin e Kosovës. Është një forcë multietnike që është e hapur për të gjitha komunitetet. Ka serb, romë, egjiptian, pra kjo është Forca jonë e Kosovës që zhvillohet sipas parimeve demokratike, sipas standardeve të NATO-s. Do të jetë një mundësi e mirë që edhe dikush nga ju në ditët e ardhshme të jetë pjesëtar i kësaj force. Ka qenë presion që disa nga komuniteti serb të dalin nga kjo forcë dhe disa kanë rënë pre e këtij presioni e disa janë ende aty, por do të bindni edhe ju në vitet e ardhshme që të jeni pjesë e kësaj Force”, tha ai.
Sipas tij kjo do të zgjasë 10 vite pasi që siç tha duhet edukim. “Sigurisht keni pasur kontakte me Pjesëtarë të FSK due ata iu kanë ndihmuar për infrastrukturë, e shërbime tjera.
Pra ata janë në shërbim të tyre andaj sa më shumë pjesëtar të kësaj Forcë më mirë për vend. Kjo forcë do të ketë mbikqyrje civile nga politika që të mos kemi ndonjë keqpërdorim”, tha ai. V.Berisha/ arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1743683169077363/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...