Deputeti i pavarur i Kuvendi të Kosovës, Ilir Deda përmes rrjetit social Facebook ka shkruar për zgjedhjet locale që u mbajtën dje në Shqipëri.
Deda ka thënë se është fat i madh që këto zgjedhje kaluar pa incidente të mëdha.
Ai tha se këto zgjedhje pa opozitën nuk kanë qenë demokratike.
“Këto zgjedhje megjithatë nuk zgjidhën asgjë në Shqipëri. Pjesëmarrja tejet e ulët dhe pa opozitën nuk i bën këto zgjedhje demokratike dhe prodhon bashki me legjitimitet të cunguar, ndërsa Qeverisë Rama i jep një goditje të rëndë. 30 qershori del të jetë fillimi i fundit të asaj Qeverie”.
Sipas Dedës në Shqipëri do të ketë prapë zgjedhje lokale të reja.
“Në fund si rezultat do të ketë patjetër marrëveshje të Edi Ramës me opozitën, ku patjetër do të përfshihen edhe zgjedhje të reja lokale. Pyetja që do të mbetet është pse duhej të mbaheshin zgjedhjet sot”.
Ilir Deda u shpreh se shqiptarët në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoni duhetë të mësojnë që militantizmi partiak po e grryen të ardhmen e gjithë popullit shqiptar e që si pasojë njerëzit po ikin nga vendet e tyre.
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...