Anëtari i Komisionit për Punë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se Inspektoriati i Punës i cili monitoron dhe duhet të marr masat adekuate për ata që shkelin ligjin në punë, ka rënë nga provimi pasi do duhej ta kryenin me seriozitet detyrën e tyre.
Në debatin televiziv në Info Magazine, Naser Rugova theksoi tutje se duhet vetëdijësim maksimal edhe nga ana e punëtorëve por edhe punëdhënësve që të respektojnë por dhe të raportojnë rastet e shkeljeve të të drejtave1”Pas
astit të fundit me urgjencë kemi ftuar kryeinspektorin, dhe kemi pasur një bashkëbisedim me të, ku së pari kemi dëgjuar informatat për statistikat për shkallën e ligjeve”.
”Kemi dhënë vërejtjen dhe kritikat tona. Nuk kemi arritur të gjejmë ende një formulë që do të mbulonte një faktor kaq të rrezikshëm”.
”Kemi ngritur shumë shqetësime, madje edhe kontratat e këtyre punëtorëve”.
”Dikur kemi pasur një Institut të Mjekësisë së Punës, sepse këta punëtorë kanë nevojë të kontrollohen. Secili punëtorë dikur kishte edhe librezën e kontrollave, por, tani jo”.
”Apeloj publikisht që këta njerëz që janë të thirrur për këtë çështje që të mundësojnë një adresë profesionale institucionale ku punëtorët kanë ku të drejtohen”.
”Duhet një vetëdijësim i përgjithshëm tek punëmarrësit dhe punëdhënësit. Ministri Reçica duket se ka qenë bukur aktiv”.
”Duhet vetëdijësim tek të gjithë, përndryshe do të ballafaqohen këta punëdhënës me mungesë të punëtorëve. Sepse kemi statistika marramendëse që punëtorët kanë lëshuar vendin e tyre të punës dhe janë larguar jashtë vendit”.
”Jeta është më e shtrenjtë sesa të gjitha kushtet dhe udhëzimet administrative. Është e ditur botërisht që në sektorin publik, mbi gjysma e tyre punojnë në tregun informal”.
”Inspektoriati në këtë aspekt ka rënë në provim. Do të donim një inspektoriat më serioz. Është një alarm, në këtë dukuri që ka marr përmasa shqetësuese në Kosovë, duhet t’i themi stop”.
”Punëdhënësit që obligohen me ligj duhet respektuar ligjet dhe udhëzimet në fuqi. Duhet të ketë një protokoll të vdekjes, një evidencë profesionale për këta punëtorë”.
”Por, përfundimisht krerët institucional, kanë hequr nga agjendat e tyre të jetës përballjen me sfida sikurse në punë ashtu edhe në shëndetësi”.
”Njerëzit nuk kanë besim të ankohen në institucion publik sepse e shohin të kotë atë punë”./klan kosova/
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...