Deputeti i LDK-së: Ku po i dhemb Ramushit

00:54 | 24 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Deputeti u Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka reaguar pas deklaratave që sot i ka dhënë Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës, për Albin Kurtin, duke e quajtur hajn ordiner e nashtrues.

Deputeti i LDK-së, ka pyetur se ku po i dhemb kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Shënimi i plotë:

Ku po i dhemb Ramushit. Kjo dhimbje e tij në formë të fiksionit maniakal për pushtet, e ka tjetërsuar edhe si person duke e humbur busullen e gjuhes e sjelljes , jo të një burrështetas se ai ska qenë kurë i tillë por edhe të një qytetari nen mesatare të edukimit.

Unë po turpërohem , edhe pse skam votuar kurrë për të .

Besoj që edhe ata mijëra votues të tij sot ndihen si 90% të Kosovarëve.

Po turpērohem me mosdijen e tij, gjuhën e ndotur, dhe sjelljen e qeverisjen e tij abuzive.

Ky vend ky popull se meriton një udhëheqës që për të qendruar në pushtet e lëndon interesat e shtetit , dhe humb kontrollën e vetes cdo ditë duke ndotur gjuhën publike.

Sa më shumë po kalon në këtë post po bëhet edhe më i rrezikshem nga dhimbjet e dëshirës së tij të sëmurë për pushtetin e pamerituar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme