Deputeti Deda tregon mangësitë e platformës për dialog

12:44 | 7 Mars 2019
Arbresh.info

Në debatin parlamentar për platformën e dialogut me Serbinë deputeti Ilir Deda i cili momentalisht është pa grup parlamentar tha se ka disa mangësi në platformë, raporton arbresh.info.

Ai numëroi disa prej tyre.

“Tek parimi i parë duhet patjetër të shtohet integriteti territorial nuk mundet dikush të thotë ta mbrojmë sovranitetin pa thënë integritetin, dhe parimi dytë që thotë s’ka marrëveshje për asgjë pa pasur marrëveshje për gjithçka” duhet të jetë i parimi i tretë nuk duhet të ekzistojë, parimi i katër nuk mund të thuhet që objektivat e Kosovës t’i zgjedhin çështjet e hapura me Serbinë pa u cekur cilat janë çështje të hapura. Parimi i pestë duhet të jetë parimi dy. Parimi i gjashtë në qoftë se hyjnë parimet e panegociueshme i gjashti është i panevojshëm në dokument. I shtati është i panevojshëm sepse është i ngërthyer në parimin e tretë. Me çfarë parimi do të bëhet demarkacioni me Serbinë. Këtu nuk përmendet ajo duhet të ceket se pastaj po na dalin probleme tjera”, tha Deda.

Kuvendi i  Kosovës është duke zhvilluar seancën e jashtëzakonshme për Platformën e Dialogut me Serbinë pa praninë e dy partive më të mëdha opozitare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme