Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, propozon që pakoja e ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të miratohet më 28 nëntor të këtij viti, në datën e shumë ngjarjeve historike të popullit shqiptar.
Në këtë datë të vitit 1912 Shqipëria ka shpallur pavarësinë, derisa edhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte bërë më 28 nëntor të vitit 1997. Po ashtu, edhe komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Adem Jashari, ka lindur në këtë datë.
Lushtaku tha për EkonomiaOnline se kjo pako mund të miratohet në Kuvend me mënyrë të përshpejtuar.
“Kur ka vullnet politik, gjithçka është e mundshme. Për këtë arsye u kam kërkuar publikisht të gjithë deputetëve pa marrë parasysh se cilit subjekt politik i takojnë, ta kenë në konsideratë këtë datë pasi që besoj që për të gjithë neve është historike”.
“Ne mund të bëjmë këtë me një propozim nga Qeveria por edhe nga kryesia e Kuvendit që të shkojë në mënyrë të përshpejtuar në të gjitha komisionet. Të kalojë në leximin e parë, të shqyrtohet në të gjitha komisionet dhe të kalojë në lexim të dytë dhe të marrë aktin final më 28 nëntor të këtij viti”.
Sipas tij, procesi i transformimit të FSK-së në ushtri është më i rëndësishëm, por edhe data simbolike ka rëndësinë e saj.
“Për neve kjo datë pas miratimit të ligjit për transformimin në ushtri do të jetë historike dhe për këtë arsye kam propozuar që të ndërlidhet në datën historike qysh është 28 nëntori, pasi që në lidhje me ushtrinë do të ishte e mirë edhe pse e dimë që shumë më i rëndësishëm është procesi. Por, ka rol edhe simbolik çështja e datës”.
Deputeti Lushtaku deklaroi se do të kërkojë mbështetje për propozimin e tij edhe te kolegët nga partitë e tjera në Kuvend, pasi vlerëson se kjo është çështje nacionale.
“Ky ka qenë njëherësh propozimi im në opinionin publik, ku u kam bërë thirrje të gjithëve që të mbështesin këtë propozim. Do të shkoj një hap më tutje, do të bashkëbisedojë edhe me kolegët e mi nëpër parti të ndryshme dhe do t’u sugjerojë që për këtë çështje nacionale të kemi një pajtueshmëri që të ecim përpara dhe ta tejkalojmë. Nëse jo për çështje tjera, së paku për çështjen e ushtrisë”.
“Minoritetet në përgjithësi, veç atij serb, janë pro idesë së formimit të ushtrisë. Prej tyre ndoshta kemi edhe serbë që mbështesin, por në përgjithësi minoritetet jo serbe janë pro, ndërsa ato serbe ka mundësi që të jenë kundër. Por, sigurisht ne e kemi qëllimin tonë, e kemi parë vakumin kohor deri më tash që nuk ka mundur të përfundojë siç kemi dashur me ndryshime kushtetuese, e vetmja mundësi ka mbetur që t’i ndryshohet misioni dhe kjo tash pas mbështetjes edhe nga faktori ndërkombëtar ka ardhur që të kemi këtë mundësi dhe duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi dhe mbështetje që na ka ardhur nga ShBA-ja dhe miqtë tanë ndërkombëtarë”./EO/
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...