Google ADS

Deputetët votojnë projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës

13:31 | 18 Tetor 2018
V. S.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ky është projektligji i dytë nga tri sa janë për transformimin e FSK’së në ushtri.

Është votuar projektligji i dytë për transformimin e Forcave të Sigurisë në ushtri. Në sallë ishin 98  deputetë, ndërsa pro votuan 98.

Ky ligj përcakton kompetencat, organizimin dhefunksionimin e FSK-së , si forcë multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të integritetit territorial, qytetarëve, pronës dhe interesave e Republikës së Kosovës, dhe e cila i nënshtrohet kontrollit civil demokratik.

Deputetët kanë votuar edhe projektligjimin për transformimin e Minisrisë së FSK’së në ministri të Mbrojtjes. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme