Google ADS

Deputetët nuk ia lejon qeverisë shpenzimin e buxhetit të vitit 2019

14:48 | 30 Janar 2019
V. S.

Me 53 vota për, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të miratoj  mocionin procedural të kërkuar nga Komisioni për Buxhet në seancën e sotme të Kuvendit  me të cilin është kërkuar zgjatja e afatit të shpenzimit të buxhetit deri sa buxheti të hyjë në fuqi.

Për këtë çështje, deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, kërkoi nga pushteti që të mos ja hedhin fajin opozitës por të votojnë vetë.

“Shumë është e thjeshtë ju jeni mazhorancës plus, votone , mos na akuzoni neve se ju nuk i keni kryer detyrat, dhe mos na akuzoni se po bllokojmë pensionistët” tha ai.

E i menjëhershëm ishte reagimi i shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai akuzoi se opozita po dëshiron ta qoj vendin në kolaps.

“E drejtë e tyre është edhe me tento me dërgua vendin ne kolaps, kjo sjellje ‘për inati të resë më vdektë djali’ ktyne mundet me ju dok se i jep naje shërbim ditor sot, por e vërteta është se mos votomi pro nga ana e opozitës është tentim për me e vendos Kosovën në kolaps” , tha ai.

E duke treguar edhe një herë se janë kundër këtij propozimi, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, kërkoj që qeveria Haradinaj të jap dorëheqje.

“Kosovën po e shkatërron korrupsioni e hajnia, çdo kund në botë qeveria e ka një moral minimal, nuk po mundesh me pagu popullin hec në shpi. Unë po rri në kolltukun e nxehtë por ti ama votën për buxhetin kurrkund në botë nuk ka kështu, nuk ka vota për buxhet, ministër nuk pot funksionon kuleta ec në shpi” tha ai.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, kërkoj që ky propozim të kaloj për interes të qytetarëve.

Kujtojmë se seanca e kuvendit është duke vazhduara ende dhe ka edhe një serë pikash për diskutim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme