Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, njëherit edhe ideatorja e një proteste kundër idesë së Thaçit për shkëmbim territoresh me Serbinë, bashkë me Haxhi Avdylin dhe Armend Zemajn, kanë vizituar sot Kullën e Isa Boletinit që gjendjet në Zveçan
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë qëndruar sot në veri, në Komunën e Zveçanit, aty ku vizituan Kullën e Isa Boletinit.
Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se fjalimet dhe dëshirat e Vuçiqit, të disa mentorëve të Millosheviqit dhe Sheshelit, por edhe disave në Kosovë, ishin dhe do të mbeten ëndrra të papërmbushura, kur është fjala për shkëmbim territoresh.
“Në kullën e Isa Boletinit, komuna e Zveçanit, në veri të vendit, pamë sërish dëshmitë e përpjekjeve shekullore për liri, të bartura brez pas brezi në trojet e të pareve tanë, të cilat sot po bëhen pjesë e pazareve të rrezikshme dhe luftë-nxitëse. Këta gurë janë dëshmi e qëndresës sonë, dhe ky vend, ashtu siç bëri historinë në të kaluarën, do e vërtetojë sërish se Kosova nuk ka tokë për t’i dhënë Serbisë.
Fjalimet dhe dëshirat e Vucicit, njëjtë si dhe të mentorëve të tij Milosevic e Sheshel (por edhe të disave në Kosovë) për këto toka, ishin dhe do të mbeten vetëm ëndërra të papërmbushura dhe asgjë tjetër”, ka shkruar Osmani, derisa ka shpërndarë edhe disa fotografi në Kullën e Isa Boletinit./arbresh.info/
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes