Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se reshjet e shiut që ranë sot në këtë komunë, kanë shkaktuar dëme. Në një postim në Facebook, Muharremaj ka shkruar se shiu ka dëmtuar edhe varrin e dëshmorit, Ramadan Cikaqi.
Më poshtë postimi i Muharremajt:
Si rezultat i reshjeve te shiut dhe erës, drunjtë e thatë kanë dëmtuar varrin e dëshmorit Ramadan Cikaqi, dhe janë shkaktuar disa dëme tjera.
Është intervenuar menjëherë në sanim të dëmeve, nga kompania e kontraktuar dhe zjarrfikësit.
Do të rregullohet gjithçka e dëmtuar e po ashtu drunjtë e thatë kudo ku vërehen do të eliminohen.
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...