Formimi i Ushtrisë së Kosovës vazhdon të jetë temë kryesore e skenës politike në Serbi. Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin po thotë se një gjë e tillë është e papranueshme për Beogradin.
“Është edhe më shumë hipokrizi kur përfaqësues të fuqive të mëdha të cilat përkrahin këtë Ushtri, thonë se kjo është një mundësi e mirë e serbëve që të bëhen pjesë e Kosovës multietnike. Për ne formimi i një ushtrie paramilitare është e papranueshme”, ka thënë Vulin për SETtimes.
Sipas Vulin, KFOR-i është dhe mbetet faktori kryesor për ruajtjen e paqes në Kosovë, dhe formimi i Ushtrisë është i panevojshëm.
Vulin foli edhe për mundësinë e demarkimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të marrëveshjes përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit, ku tha se sipas tij një proces i tillë do të përforcojë pozicionet e Serbisë.
“Sa më shpejtë që të arrijmë demarkimin e kufirit me “Shqipërinë e Madhe”, aq më shpejtë do të jemi në gjendje që të ndalim zgjerimin e saj si dhe të forcojmë pozitën tonë. Procesi i zgjidhjes për serbët do të fillojë kur të ndahemi me shqiptarët. Është koha për Serbinë që të mendojë vetëm për vete dhe qytetarët e saj”, tha ai.
Vulin tutje tha se ideja e ndryshimit të kufijve kundërshtohet më së shumti nga shtetet e regjonit të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij, të njëjtat tani janë të frikësuara nga krijimi i “Shqipërisë së Madhe” përgjatë territoreve të tyre.
E siç thotë ai, kjo është arsyeja pse politikanë nga Shqipëria dhe Maqedonia po kërkojnë nga Beogradi heqjen dorë nga interesat e veta në mënyrë që të justifikojnë ndryshimin e kufinjve në territoret e tyre./Lajmi.net/
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës