Demarkacioni i Fushë-Kosovës me Graçanicën në duar të Kuvendit të Kosovës

08:40 | 12 Tetor 2018
Arbresh.info

Korrigjimi i kufijve komunalë ndërmjet Fushë-Kosovës dhe Graçanicës që po cilësohet i jashtëligjshëm e kundërkushtetues, për nënkryetarin e Fushë-Kosovës, Fadil Krasniqi, është një proces krejt normal. Ka thënë se krejt çka po bëhet është kthimi i disa pjesëve të kësaj komune që i janë marrë nga Graçanica me decentralizim.

Krejt në fund, sipas tij, i mbetet Kuvendit të Kosovës nëse do ta miratojë këtë ndryshim ose jo. Fadil Krasniqi i ka thënë gazetës se në bazë të vendimit të Kuvendit Komunal të Graçanicës të pasuar nga ai i Fushë-Kosovës pritet që një pjesë e zonës kadastrale të Uglarit dhe një pjesë e Preocit, ku është lagjja “Marigona”, t’i bashkohen kësaj të fundit. Megjithatë, ai nuk e di se cili ka qenë qëllimi i zyrtarëve serbë për t’ia kthyer këto pjesë Fushë-Kosovës.

“Nuk e di, kanë qenë disa këmbime të shkresave të dy komunave dhe ka ardhur deri te këto vendimi që janë ardhur në dy kuvendet, edhe të Graçanicës, edhe të Fushë-Kosovës”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës. “Po, (Kuvendi ka marrë vendim v.j.). Ju e dini që neve decentralizimi që është bërë më herët Fushë-Kosovës i janë marrë gati 1 mijë hektarë tokë nga Komuna e Graçanicës. Edhe këto pjesë janë në kuadër të atyre 1 hektarëve përafërsisht që na i kanë marrë me decentralizim”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme