Google ADS

Demaliaj për dorëheqjen e Salihajt: Ndoshta e ka nga pleqëria

18:41 | 25 Prill 2019
Arbresh.info

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj i pyetur se çfarë mendon për dorëheqjen e ish-bashkëpartiakut të tij, Jonuz Salihaj, Demaliaj tha se është vendim i Degës së AAK-së në Prishtinë, dhe se ndoshta Salihaj ka pasur dëshirë të dal në pension.

“Është vendim i Degës se Prishtinës, po ashtu është edhe vullnet i zotit Salihaj, asnjëherë nuk ka qenë pa një pozitë në AAK. Tani ka shkuar ne pension, ndoshta dëshiron të pushojë. Ndoshta e ka nga pleqëria.” ka thënë Demaliaj.

Tutje, Demaliaj shtoi se raportet e tij me Jonuz Salihajn, por që asnjëherë nuk ka pasur ndonjë mosmarrëveshje mes tij dhe anëtarëve të tjerë në AAK.

“Nuk e di deponimin individual apo psikologjik. Nëse e thotë që ka ndodh gjithçka keq, ndihem keq për të kaluarën e tij. Ka qenë njeri i përkëdhelur nga AAK. Unë kam pasur gjithmonë raporte të mira më të, ndoshta edhe pleqëria pak. Është punë e tij.”

Në fund, Demaliaj ka refuzuar të komentoj me tepër për dorëheqjen e Salihajt.

“E shoh të panevojshme ta trajtojmë këtë temë më shumë në këtë debat.” – tha Demaliaj në Frontal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme