Google ADS

Demaliaj flet rreth arkivës së emrave të pjesëtarëve të UÇK-së – Kush e prishi?

10:40 | 22 Gusht 2018
V. S.

Ish-anëtari i komisionit qeveritar për njohje dhe verifikim të statusit të veteranit, njëherësh deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka thënë se asnjë përfaqësues i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ia kanë paraqitur komisionit të tyre arkivat e numrave të pjesëtarëve që ishin pjesë e luftës.

Ai ka deklaruar se Komisionit të cilën e kishte udhëhequr Agim Çeku i ishte komunikuar një informacion se arkivat me emrat e luftëtarëve nuk ekzistojnë më.

“Neve nuk ka ofruar askush arkivin as të UÇK-së e TMK-së para komisionit për me naj pru qata numra që po i dishin. As arkiva e IOM-it nuk na është ofruar kurrë. Pra, na është thënë se është arkiva është prish”, ka thënë ai për “Indeksonline”

Më tej, Demaliaj shpjegoi se ai dhe anëtarët e tjerë të komisionit kanë punuar në bazë të aplikacioneve të cilat janë dërguar në Sekretariatin përkatës. Komisioni nuk ka shqyrtuar asnjëherë dokumentacion të aplikacioneve pasi këtë punë, sipas tij, e ka kryer zinxhiri komandues.

Deputeti i AAK-së ka komentuar edhe deklaratat e prokurorit, Elez Blakaj, rreth konkludimit të këtij të fundit rreth 19.000 ushtarëve të rrejshëm të UÇK-së.

“Kur del një prokuror dhe thotë se “në një zonë kaq dezertor i kanë bërë veteranë”, le të ma thotë me ligj ku shkruan dezertor. Luftën e UÇK-së me ligj shteti i Kosovës e ka bërë vullnetare, e thotë neni 1-2 këtë sen. Fjala dezertim nuk përmendet askund. Le ti lypin komandantët e zinxhirit komandues. Nuk ka ushtarë që ka apliku për statusin e veteranit që në aplikacion nuk e ka të regjistruar zinxhirin e vet komandues. Ne kemi qenë komision shtetëror e jo komision i rrugëve e jo me dal kujt t’i teket dhe me na sha”, është shprehur ai.

Në fund, Demaliaj theksoi se prokurori Elezaj s’ka mundur t’i dal deri në fund kësaj pune. “Ai me këtë rast i ka prish hetimin e vet. Personalisht jam i gatshëm të dal para drejtësisë për këtë rast”, ka thënë ai. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme