Shkumbin Demaliaj, deputet i AAK-së, ka thënë se partia e tij do të dalë e para nëse shkon e vetme në zgjedhjet e ardhshme.
Në Interaktiv të KTV-së, Demaliaj ka thënë se AAK-ja nuk ka vijë të kuqe ndaj asnjë partie. Ai ka thënë se asnjë subjekt s’ka rritje sikur AAK-ja.
“Nuk kemi asnjë vijë të kuqe për asnjë subjekt politik shqiptar. Mbetet me kohë të shihet se si do të veprohet. Në organet drejtuese të partisë ka elemente që na afrojnë me shumë parti, por deri më tani s’kemi vendosur për ndonjë koalicion parazgjedhor. Ka pas mendime që të shkojnë të gjithë vetëm për të parë fuqinë, por e dimë se si kanë ecur punët në skenën politike tonën me koalicione parazgjedhore dhe paszgjedhore”, ka deklaruar ai. “Për koalicionet e mundshme vendosin organet e partisë, por po presim kërkesa nga partitë tjera pasi po shohim se s’duhet shumë kohë dhe AAK-ja është parti e parë në vend. S’ka lëvizje të tjera. Janë tmerruar nga fuqia e AAK-së. Asnjë subjekt s’ka ndonjë rritje, e ne kemi në çdo anë të Kosovës njerëz që po anëtarësohen. AAK do të jetë e para. Katër subjekte politike po flasin se kush është i pari, por terreni po flet ndryshe. Ne s’iu kemi afruar askujt sepse jemi të parët. Nuk e di a ka akoma oferta, por jemi të orientuar të shkojmë vetëm”.
Sipas tij, një koalicion mes LDK-së dhe VV-së është vështirë i mundshëm, pavarësisht takimeve të shtuara të krerëve të këtyre dy partive. Për VV-në ka thënë se nuk ka asnjë deputet, pos Albin Kurtit, “që mund të marrë 20 mijë vota”.
“Te LDK-ja s’kam pa afenitet për të bashkëpunuar me ndonjë subjekt tjetër politik, por ka qenë kërkesë e vazhdueshme e VV-së që tash i nënshtrohet Isa Mustafës për koalicion. Nëse ka qenë një subjekt që ka thënë se ne jemi këtu të parët e pse duhet të dalë të kërkojë lëmoshë nga Mustafa përderisa ka thënë se është subjekti i parë. Është dobësi e Vetëvendosjes, por ne jemi mësuar. Konsideroj se LDK-ja s’do t’i marrë në qeverisje sepse edhe diametralisht janë larg ekstremisht politikisht. Nëse vendosin, ata i kanë kushtet e veta. Por ne i mposhtim të dyja bashkë”, ka thënë ai.
Demaliaj ka thënë se bashkimi me PDK-në në koalicionin PAN i ka kushtuar AAK-së me rënie të përqindjes. Deklarata të papjekura i ka quajtur ato të Kadri Veselit që pati thënë se PDK-ja më “s’do të lëshojë në qira postin e kryeministrit”.
E ka quajtur sërish maneken deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...